Prezantohet raporti i gjendjes perinatale nё Kosovё

Kosova

Prezantohet raporti i gjendjes perinatale nё Kosovё

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 07:19

Ministria e Shëndetësisë prezanton të dhënat e fundit të gjendjes perinatale për vitin 2014, mbështetur nga Projekti i përbashkët UNFPA-UNICEF-OBSH në partneritet me MSh-në dhe Qeverinë e Luksemburgut.

Në këtë takim, zyrtarë të MSh, IKSHPK-së, institucioneve shëndetësore, profesionistë në lëmin e shëndetit të nënës, fëmijës, OBSH-së, UNICEF-it, UNFPA-së dhe OJQ-të do të diskutojnë për prioritetet dhe adresimin e problemeve drejtë pёrmirёsimit tё shëndetit tё nёnave dhe fёmijёve.

Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar dhe zotuar për të përmirësuar shëndetin e fëmijëve dhe nënave, në bashkëpunim dhe me përkrahjen e organizatave të Agjensioneve të KB dhe donatorëve.

Ky takim është në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, synimeve dhe zotimit në nivel global për shëndetin më të mirë për fëmijë dhe nëna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat