Ahmeti ka përcjellur punimet e rregullimit të shtratit të lumit në Dobrajë

Kosova

Ahmeti ka përcjellur punimet e rregullimit të shtratit të lumit në Dobrajë

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 23:36

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë, gjatë vikendit kanë përcjellur punimet e ndërtimit të shtratit të lumit në Dobrajë të Madhe.

Në këtë rast kryetari Imri Ahmeti, ka thënë se rregullimi i shtratit të lumit në Dobrajë ishte një preukopim i kahershëm i banorëve, për faktin se lumi shfrytëzohej edhe për hedhje mbeturinash dhe që ndikonte keq edhe në shëndetin e banorëve.

“Ne do të angazhohemi që permes investimeve të ju krijojmë kushte për jetë më të mirë të këtyre banorëve të këtij lokaliteti", ka thënë kryetari Ahmeti.

Njëherit ai është zotuar se mbrenda këtij viti do të përmbyllet projekti i ndërtimit të shtratit të lumit, do të përfundoj palestra sportive e cila do t’u shërbej nxënësve dhe banorëve të Dobrajës.
Kryetari Ahmeti gjithashtu ka përmendur edhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit, ku për disa lagje tani më është kontraktuar, si dhe asfaltimin e disa rrugicave në vlerë prej 80 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat