Të enjten Kuvendi do të ketë seancë, por nuk diskutohet për Gjykatën Speciale

Kosova

Të enjten Kuvendi do të ketë seancë, por nuk diskutohet për Gjykatën Speciale

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 19:02

Këtë të enjte do të ketë seancë, e cila në fakt është vazhdim i seancës së të enjtes së kaluar, por në të nuk do të trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese dhe Gjykatën Speciale.

Kjo për arsye se një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa konsumuar procedurat e nevojshme ligjore dhe kushtetuese të cilat kërkohen në raste kur ka propozime për ndryshime kushtetuese.

Ndryshe, mediat kishin informuar se këtë të enjte deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet që sërish të ballafaqohen me themelimin e Gjykatës Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat