Gaxherri: Votimi i Speciales dështoi nga PDK-ja, nga një përplasje mes Thaçit dhe Veselit!

Kosova

Gaxherri: Votimi i Speciales dështoi nga PDK-ja, nga një përplasje mes Thaçit dhe Veselit!

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 18:34

Sot në Info Magazine po diskutohet rreth pasojave që do t’i sjellë Kosovës refuzimi i Gjykatës Speciale dhe sa do të ndikoj kjo në marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, tha për Info Magazine se Gjykata Speciale duhet gjithsesi të votohet dhe se liderët kanë marrë përgjegjësi për këtë.

“Liderët kanë marrë obligime karshi bashkësisë ndërkombëtare. Vendimet e vështira duhet të merren”, ka thënë ajo.

Për dështimin e votimit të Speciales, Gaxherri fajin ia vë PDK-së.

“Sot unë nuk e ngarkoj me përgjegjësi opozitën edhe pse përgjegjësia nuk ndahet kur ka të bëjë me procese të tilla. Këtu ka dështuar pozita, ka dështuar PDK-ja. Këtu është një përplasje në mes të Thaçit dhe Veselit”, u shpreh Gaxherri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat