Kreu i Ipeshkvisë së Kosovës viziton Komunën e Drenasit

Kosova

Kreu i Ipeshkvisë së Kosovës viziton Komunën e Drenasit

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 18:12

Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, ka pritur në takim Imzot Dodë Gjergjin, për të diskutuar për çështje të përgjithshme në Komunë dhe për Ipeshkvinë e Kosovës.

Gjergji ka falënderuar Demakun për tolerancën ndërfetare që kanë treguar si institucion, ndërsa është diskutuar edhe rasti i fundit në Llapushnik.

Demaku tha se toleranca fetare do të vazhdojë edhe me tutje, sepse është vlerë e trashëguar dhe e respektuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat