AAK e ka zgjidhjen për Specialen

Kosova

AAK e ka zgjidhjen për Specialen

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 16:38

Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka bërë me dije se gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka propozuar krijimin e një gjykate për Krime Lufte brenda Kosovës.

“Kemi propozuar që kjo gjykatë të funksionojë ligjeve të Kosovës ku do të gjykohen krimet e ndodhura në vitin 1998-99 pa dallim etnie”, tha Kadaj-Bujupi.

Sipas saj, opozita e ka dhënë vendimin e saj gjatë së premtes rreth themelimit të Gjykatës Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat