​Qendra Amerikane për Këshillime mundësi e mirë për avanzimin tuaj akademik

Kosova

​Qendra Amerikane për Këshillime mundësi e mirë për avanzimin tuaj akademik

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 16:27

E themeluar nga Departamenti i Shtetit me ndihmën e Ambasadës Amerikane në Kosovë si dhe American School of Kosova, American Advising Center ofron shërbime të ndryshme përfshirë këtu; ofrimin e informatave të nevojshme për procesin e aplikimit për bursa në universitete të ndryshme në SHBA, këshillime akademike, mbajtjen e testeve relevante si; iBT TOEFL, SAT, GRE dhe GMAT.

American Advising Center gjendet me lokacion tek objekti i ASK-së. Është hapësirë këshilluese në dispozicion të gjithë studentëve të cilët dëshirojnë të përfitojnë asistencë të mirëfilltë dhe informata kredibile rreth mundësive për studime jashtë vendit. Mbi të gjitha AAC garanton se këshillimet do tu ofrohen të gjithë studentëve njëtrajtësisht, pa dallime, duke mos anashkaluar asnjë përgjigje.

Vlen të theksohet fakti se gjatë këtij viti akademik, studentët e ASK-së kanë përfituar bursa për studime në universitete të SHBA-ve në vlerë prej 1.7 milion Euro. E gjithë kjo është realizuar si meritë e nxënësve të ASK-së dhe përkushtimit të tyre ne sferën e edukimit. Rol kyç ka luajtur edhe American Advising Center gjithnjë duke ofruar asistencë gjatë përpilimit të dokumentacionit dhe materialeve të tjera përcjellëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat