Arianit Koci: Lushtaku u dënua për kinse vrasjen e personit anonim që nuk iu gjet kufoma

Kosova

Arianit Koci: Lushtaku u dënua për kinse vrasjen e personit anonim që nuk iu gjet kufoma

Më: 30 maj 2015 Në ora: 23:42

Avokati i Sami Lushtakut në gjykimin e Grupit “Drenica”, ka reaguar nëpërmes llogarisë së tij në Facebook, ku ka thënë se klienti i tij është dënuar për një vrasje të një personi anonim që nuk iu gjet kufoma.
Ai më poshtë rëndit arsyet e tij pse nuk është dashur dënuar dhe që ka bazë të mirë për ankesë.

Ky është postimi i plotë i Arianit Kocit:
“Sami Lushtaku u dënua për kinse vrasjen e personit anonim, të cilit nuk iu gjet kufoma.
Lushtaku u dënua për vrasje! I gjithë boshti i aktakuzës së prokurorit dhe tani i aktgjykimit është dëshmia e vetem një dëshmitari të mbrojtur.
Vetë Kryetari i Trupit Gjykues, në arsyetimin e Aktgjykimit e ka pranuar se ka diskrepancë në dëshmine e dëshmitarit të mbrojtur.
Në pika të shkurtëra do ta përmbledhi pikën e aktakuzës me të cilën është dënuar në shkallë të parë, z. Sami Lushtaku.
- Personi i cili pretendohet se është vrarë (viktima) është i paidentifkuar- nuk njihet;
- Nuk është gjetur ndonjë trup i ndonjë personi të vrarë i cili mund të ndërlidhej me vrasjen e pretenduar.
- Nuk ka asnjë dëshmitar tjetër i cili do të mbështeste dëshminë e dëshmitarit të mbrojtur;
- Nuk ka asnjë provë materiale, e cila do të mund të mbështeste - as në mënyrë rrethanore - pretendimin e dëshmitarit të mbrojtur;
- Nuk ka te vrare apo te zhdukur, rreth fshatrave Galice dhe Dubovc;
- Deshmia e deshmitarit te mbrojtur eshte teresisht jo-kredibile. Mbrojtja ka gjetur së paku 20 mospërputhje dhe shkarje logjike të deklaratës së tij;
- Deklarimet e dëshmitarit të mbrojtur, nuk janë vetëm në kundërshtim me vetvete dhe shkresat e lëndës, por janë në kundërshtim të plotë edhe me deklaratat e dëshmitarëve Y, Z dhe të tjerë që janë dëgjuar në gjykatë.
Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit, pas deklarimit konfuz dhe të paartiluluar të Prokurorëve të EULEX-it, në emisionin Drejtësia në Kosovëe, po publikoj pikën e Aktakuzës, me të cilën Sami Lushtaku është dënuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat