A do të ketë nesër karrige në LDK, ja çfarë thonë deputetët (Video)

Kosova

A do të ketë nesër karrige në LDK, ja çfarë thonë deputetët (Video)

Më: 30 maj 2015 Në ora: 23:13

Në prag të zgjedhjeve të brendshme të Lidhjes Demokratike, deputetët e këtij subjekti në Kuvendin e Kosovës, shprehin besimin kjo parti “ka me dal edhe ma e fort pas këtij procesi".
Sadri Ferati dhe Arben Gashi madje e përjashtojnë mundësinë e një eskalimi të situatës gjatë procesit, ashtu si ndodhi në vitin 2006 me përplasje të karrigeve

Edhe deputeti Adem Salihaj thotë se përkundër anulimeve të disa kuvendeve, nesër nuk do të ketë tensione e aq më pak që partia të ndahet apo të formohen fraksione të brendshme.

Deri më tash, kandidaturën për zgjedhjet që do të mbahen nesër nga ora 09:00, e kanë konfirmuar kryetari aktual, Isa Mustafa, dhe Vjosa Osmani. Formalisht, me statut parashihet qe te aprovohen kandidaturat me 50 për qind plus një votë të anëtarësisë.


ZGJEDHJET NË LDK by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat