Eqrem Kryeziu, Isa Mustafës: Ja çfarë nuk mundë të ta fal!

Kosova

Eqrem Kryeziu, Isa Mustafës: Ja çfarë nuk mundë të ta fal!

Më: 30 maj 2015 Në ora: 23:05

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i LDK'së, Eqrem Kryeziu ka akuzuar rëndë kryeministrin Isa Mustafa. Ai në profilin e tij në Facebook ka thënë se Mustafa ka gënjyer për shumë gjera, disa nga të cilat edhe i ka numëruar. E për të cilat Kryeziu ka thënë se kurrë nuk do t'ia falë.
Ky është postimi i plotë i Eqrem Kryeziut:

Vetëm pushtet i mefshtë edhe lakuriq

Kur Lucius Annaeus Seneca hyri në vaskë për të bërë vetëvrasje, gjersa i rridhte gjaku nga venët, i shkruajti letër Neronit.

Edhe i tha: "Nxënësi im i dashur, jam gati të t'i fal të gjitha prapësirat edhe ligësitë, por një gjë nuk ta fal kurrë - kohën që ma merrje duke dëgjuar poezitë e tua të mjera."

Edhe Isa Mustafës do t'ia falnim rrenat e mëdha të përmasave gjithëkombëtare ("kurrë me PDK-në", "ika, po nuk e bëra LDK-në fituese", "gjithmonë me Blokun", "do bëjmë qeveri funksionale e të vogël", "do luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin"), porse nuk mund t'ia falim referatet sa të gjata aq edhe të mërzitshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat