Fatmir Sejdiu: Nuk do ta përkrahë asnjë kandidatë

Kosova

Fatmir Sejdiu: Nuk do ta përkrahë asnjë kandidatë

Më: 30 maj 2015 Në ora: 20:14

Presidenti i nderit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka kërkuar një takim me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, por që nuk ka marrë asnjë përgjigje gjatë gjithë ditës.

Ai ka thënë për Klan Kosova, se këtë e bëri me qëllim që të bisedojë me Mustafën për të parandaluar degradimin e mëtutjeshëm të procesit zgjedhor brenda partisë.

Sipas Sejdiut procesi është lënduar mjaftueshëm deri më tash nga problemet që u paraqitën në degë, anulimi i votimeve në ato të diasporës, dhe së fundmi tentative për të pamundësuar kandidaturën e të tjerëve në kuvendin e nesërm.

Sejdiu tha se përfundimisht nesër do të t’i drejtohet të pranishmëve në kuvendin e tetë zgjedhor, por nuk e tha qartë nëse do të shpall kandidaturën e tij.

Ish i pari i LDK-së tha se partia ka nevojë për reformism të thellë dhe ndryshime kualitative me qëllim që të kthehet në rrugën e drejtë me partitë në grupin e të cilave është pjesë. Megjithatë nuk është asnjë nga kandidatët që ka përkrahjen e tij aktualisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat