Shpend Ahmeti godet politikanët shqiptar në Maqedoni

Kosova

Shpend Ahmeti godet politikanët shqiptar në Maqedoni

Më: 30 maj 2015 Në ora: 17:29

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një debat të organizuar në kuadër të “Shkollës për Lidership”, ka folur për politikën e re shqiptare dhe konceptet që duhet përmbajtur por ai ka dhënë edhe refleksionet e veta për politikën në Maqedoni.

Ai për liderët shqiptarë të politikës në Maqedoni, tha se janë degradim total i përfaqësimit politik dhe se Qeveria e Gruevskit duhet të shkoj në shtëpi sa më shpejt.

“Ne e kemi thënë qartë se Gruevski duhet të largohet, kjo Qeveri e korruptuar duhet të largohet. Megjithatë kjo nuk do të thotë se automatikisht kjo e bën më të mirë Zaevin apo opozitën”, ka thënë Ahmeti.

“Opozita apo Zeaevi duhet ta dëshmojnë vetën”, ka shtuar ai.

Ahmeti ka bërë të ditur se rasti më i mirë i opozitës për të treguar se janë të aftë për qeverisje është publikimi i rastit “Monstra”.

“Rasti më i mirë për tu dëshmuar është publikimi i rastit ‘Monstra’ sepse tash më në qoftë se kanë diçka prej rastit e nuk po publikohet mendoj se i bën të gjithë bashkë pjesëmarrës”, ka shtuar ai.

Ahmeti ka bërë të ditur se arena politike në Maqedoni është duke shkuar drejtë një degradimi total.

Kreu i Prishtinës ka thënë se shqiptarët në Maqedoni janë të diskriminuar vetëm se i përkasin një nacionaliteti tjetër prej atij maqedonas.

“Ne kemi diskriminime, trajtime vetëm pse jemi të një nacionaliteti tjetër dhe në këtë kontekst ne duhet të kemi edhe barazi edhe kombëtare edhe përfaqësim më të mirë të shqiptarëve , si dhe do të garanci se të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni do të mbrohen”, ka thënë Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat