Punojnë në QKUK edhe pse po hetohen për veprimtari të jashtëligjshme

Kosova

Punojnë në QKUK edhe pse po hetohen për veprimtari të jashtëligjshme

Më: 30 maj 2015 Në ora: 13:45

Nuk u pengoi që të nesërmen të dalin në punë, ndonëse një natë më parë u shoqëruan në Policinë e Kosovës me dyshimin për veprimtari të jashtëligjshme.

Kirurgu Kushtrim Gashi dhe bashkëshortja e tij anesteziologe, Sebehate Gashi gjatë javës së kaluar janë shoqëruar në polici, pas një aksioni të PK-së dhe Inspektoratit Shëndetësor dhe Farmaceutik me dyshimin se ata kanë ofruar shërbime kirurgjike dhe të anestezionit në banesën e tyre në Prishtinë pa pasur licencë pune.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur se dy të dyshuarit vazhdojnë punën në QKUK pa hasur në asnjë pengesë as nga drejtori i Klinikës së Kirurgjisë e as nga ana e Komisioni disiplinor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë, mediet gjatë javës së kaluar kanë thënë se Inspektorati farmaceutik është kyçur në inspektim, tek pasi kirurgut dhe bashkëshortes së tij, i janë gjetur disa lloje ilaçesh, të cilat besohet se janë vjedhur në institucionet publike shëndetësore, konkretisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat