Mbi 7000 persona me fakultet dhe pa punë

Kosova

Mbi 7000 persona me fakultet dhe pa punë

Më: 30 maj 2015 Në ora: 12:47

Studentët e Universiteteve publike dhe kolegjet në Kosovë vazhdojnë të diplomojnë por shumica e tyre nuk gjejnë punë, kjo për shkak kërkesave të vogla që kërkon tregu. Ndërkohë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk ka bërë ndonjë hulumtim për nevojat e tregut të punës.

Të gjitha statistikat e bëra deri më tani, tregojnë se tregu i punës në Kosovë është në një gjendje të rënd. Shumë të rinj përkundër faktit se kanë përfunduar fakultetin vazhdojnë të mbesin të pa punë. Njëri nga ta është edhe Selami Krasniqi nga komuna e Klinës, i cili ka përfunduar Fakultetin Juridik në Prishtinë në vitin 2010, por deri më tani nuk ka arritur që të gjejë një vend pune.

Ai në një prononcim për KosovaPress, ka folur për vështirësitë që po përballet për ta siguruar një vend pune si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Krasniqi thotë se përkundër rezultateve të mira në studime dhe mbi 60 trajnimeve të përfunduara nuk ka arritur të gjejë deri më tani një punë të përshtatshme.

Krasniqi: Pa të njohshëm vështirë me gjet punë

“Kom apliku madje dhjetëra herë, mirëpo asnjëhe rë nuk kam marr ndonjë sukses natë atë aplikim timin, madje as nuk më kanë thirr për intervistë lere më për të më marr në punë as për intervistë nuk më kanë thirr”, tha Krasnqi.

Ai thotë se është shumë e vështirë me pas një vend pune sidomos në sektorin publik, kurse në sektorin privat shkelen të drejtat e puntorit.

Krasniqi thotë se nuk do të ndalet së kërkuari një vend të punës, mirëpo është shumë e vogël.

Hafiz Leka nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se është në rritje numri i atyre që kanë përfunduar fakultetin e që janë të papunë.

Leka: Shifëra e të papunëve është e madhe

“Kjo shifër është e madhe për neve. Ne llogarisim që kjo shifër është edhe më e madhe nëse e marrim në krahasim p.sh nëse e marrim konsideratë, edhe ata të ci lët nuk janë lajmruar apo nuk lajmërohen për shkaqe ose arsyeje të ndryshme qoftë s’janë të motivuar ose mendojnë që s’mund të zgjidhen ndaj problem apo mendojnë që s’mund t’i ofrohet një mundësi administrative, p.sh që ata të jenë absorbues po mendoj si forcë e punës në tregun e punës etj”, tha Leka.

Leka tha se planifikojnë që t’i zhvillojnë edhe disa skema siç është skema e bërjes së praktikes në punë e që në fokus do të jenë personat nga profilet e ndryshme, me përgatitje superiore, në mënyrë që për një periudhë gjashtë mujore, t’i ofrojnë mundësi që ata t’i rrisin njohurit dhe përvojat e tyre.

Sipas Lekes, nevojat e tregut të punës me sistemin e planifikimit të nxjerrjes së kuadrove sipas profileve të ndryshme duhet patjetër të administrohen sepse paraqitet rritja e stoqeve.

Leka: S’kemi hulumtim p ër nevojën e tregut

“Të them të drejtën këtu nevojat e tregut të punës te ne janë bërë por nuk kemi ende akoma një hulumtim sistematik edhe shumë të rregullt të nevojave të tregut të punës, sepse kjo do të varej nga tregu dhe do të varej nga biznesi se sa ata i ofrohet zyrave të punësimit”, tha Leka.

Ai thotë teknologjia informative dhe shërbimet e tregut janë fushat më atraktive

Leka shton se dei thash janë 6800 persona me fakultet në kërkim të një vendi të punës.

Ndërsa, Dugagjin Pupovci, nga Qendra për Arsim e Kosovës, tha se nëse i shikoni sipas kualifikimit nga të diplomuarit me arsim të lart kemi diku rreth 15.5 për qind të pa punë.

Pupuvci: Kosova ka papunësi të lart

“Mungesa të vendeve të punës ka për shkak të zhvillimit ekonom ik, aty qëndron problemi e pastaj është fakt se një pjesë e mirë e të rinjve nuk arrin që të punësohen për faktin se nuk posedojnë shkathtësi që i kërkon tregu i punës, dhe unë mendoj se këtu është zgjidhja që programet e arsimit të lart, programet e shkollave profesionale të jenë pak më mirë të lidhura me tregun e punës”, tha Pupovci.

Në këtë mënyrë, sipas Pupovcit kur një i ri ta përfundoj shkollimin çfarë do niveli të qoftë ai, të jetë në gjendje të filloj punën pa pasur nevojë për praktik ose trajnim.

Pupovci: Zgjidhja është zhvillimi ekonomik

“Me këtë shkallë të zhvillimit ekonomik që e kemi nuk të priten ndonjë përmirësim radikal i situatës. Kjo sa i përket lidhshmëries me të mirë të programeve mësimore me tregun e punës, gjithsesi duhet të të jetë këtu ka rol edhe për asociacionet e bizneseve, odat ekonomike të cilat duhet të mundësojnë një lidhje më të mirë në mes të shkollave dhe të bizneseve”, tha Pupovci.

Pupovci ka shtuar se lidhja mes institucioneve arsimore dhe bizneseve ndikon në përmirësimin e punës praktike, dhe se përderisa në sektorin publik dhe privat nuk ka ofertë respektivisht nuk kërkohen specialist të fushave të caktuara ata nuk kanë se si t’i sistemojnë.

Ndryshe, dy fakultetet më tërheqëse për të rinjtë mbeten Fakulteti Ekonomik dhe ai Juridik të cilat për çdo vit nxjerrin me qindra të diplomuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat