Anketa: Naser Rugovën e duan për kryetar të LDK-së, Luta mbetët i fundit

Kosova

Anketa: Naser Rugovën e duan për kryetar të LDK-së, Luta mbetët i fundit

Më: 30 maj 2015 Në ora: 10:35

Naser Rugova duket që është më i preferuari për të udhëhequr Lidhjen Demokratike të Kosovë (LDK), në mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Kështu të paktën kanë votuar në anketën e KosovaPress-it, ku përveç Rugovës, ishin edhe emrat e kryetarit aktual, Isa Mustafa, Fatmir Sejdiu, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani. Kjo e fundit ka zyrtarizuar kandidaturën dhe pritet ta drejtojë LDK-në, nëse emrat e tjerë të përfolur nuk propozohen në Kuvendin zgjedhor të LDK-së që do të mbahet nesër.

Anketa ishte e hapur nga e diela deri mbrëm në ora 12:00, ku në pyetjen “Kush do të bëhet kryetari i ri i LDK-së votuan 14.761 respodentë, prej tyre7112 ose 48% votuan për Naser Rugovën, 5175 ose 35 % për Fatmir Sejdiun. Kurse, për kryetarin aktual të LDK-së votuan 1237 respodentë ose 8%. Ndërsa, për femrën më të votuan në Kosovën në zgjedhjet e fundit kanë votuar 963 persona ose 7%. E për dikë tjetër votuan 171 persona ose 1 %.Më së paku vota ka marr kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri,gjithsejtë 102.
Ndryshe, anketa është dizajnuar në atë mënyrë që pamundëson votimin e shumëfishtë.

Ndërkohë njëri ndër themeluesit e LDK-së, profesori universitar Milazim Krasniqi, në një prononcim dhënë KosovaPress tha zgjedhjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk pritet tëshkaktojnë fraksione brenda partisë së dytë në vend, dhe një përçarje tjetër sikurse ajo e vitit 2006-të, pasi Isa Mustafa duke pas edhe pozitën e kryeministrit të vendit vështirë mund të sfidohet nga kandidatët e tjerë.

Krasniqi tha se situata dhe rrethanat aktuale në vend, e bëjnë atë të besoj që nuk do të ketë tensione në kuvendin e VIII-të zgjedhor të LDK-së.

Krasniqi: Do të jetë kuvend i qetë dhe pa tensione

“Mendoj që realiteti i tashmë politik edhe brenda LDK-sëedhe në Kosovë është i tillë që favorizon mbajtjen e një kuvendi normal dhe pa probleme, kjo për arsye se momentumi kur mbahet ky kuvend është i tillë që kryetari i saj është edhe kryeministër i vendit dhe nga pozicioni i kryeministrit të vendit ai ka një autoritet, do të thosha solid për ta menaxhuar një kuvend zgjedhor të partisë së vet”, tha Krasniqi.

Për Krasniqi, LDK ka mësuar nga kuvendi i ashtuquajtur “i karrigeve”, se ashpërsimet brenda partisë dhe ndarjet, i bëjnë vetëm dëm LDK-së. Krasniqi ndonà «se ka parë kandidatura zyrtare dhe jo zyrtare, vlerëson se Mustafa nuk ka ndonjë kandidatë serioz i cili do të mund ta sfidonte për postin e të partitë të partisë.

Krasniqi: Mustafa nuk ka kandidatë serioz për ta sfiduar për kryetar të partisë

“Normalisht që LDK nga përvojat e kaluara ka mësuar edhe diçka qëashpërsimet dhe fraksionimet vetëm e dobësojnë, prandaj edhe e besoj që nuk do të shkohet në eksperimentime të tjera shtesë në këtë aspektet.Normalisht zërat e ndryshëm në parti, kandidatët që konkurrojnë janë sharmë i demokracisë dhe nuk ka gjëtë keqe, por personalisht mendojqë ky kuvend mund të kaloj fare qetë, mirë dhe personalisht mendoj që Isa Mustafa momentalisht nuk ka kandidatë serioz për ta sfiduar për pozitën e kryetarit të partisë”, theksoi Krasniqi.

Ndërkohë, gjatë tërë ditës KosovaPress ka tentuar të kontaktojë mezyrtarë të LDK-së por ka qenë e pamundur.

Kuvend i i VIII-të zgjedhor i LDK-së, pritet të mbahet të dielën me fillim nga ora 9:00. Zgjedhjet brenda këtij subjekti në disa degë të saj janë zhvilluar me disa përçarje, duke përfshirë këtu degën e Gjermanisë dhe Zvicrës, si dhe disa nëndegëve të Podujevës dhe Kllokotit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat