Sejdiu: Sot vendos nëse do të kandidoj për kryetar të LDK-së

Kosova

Sejdiu: Sot vendos nëse do të kandidoj për kryetar të LDK-së

Më: 30 maj 2015 Në ora: 10:18

Kryetari i nderit të LDK-së, Fatmir Sejdiu ka thënë se sot gjatë ditës do të vendos përfundimisht nëse do të jetë kandidat për të parin e LDK-së. Ai ka thënë se ka një mbështetje të madhe nga elektorati, por edhe nga delegatët e LDK-së. Vendimin të cilin Sejdiu pritet ta marrë sot, ai ka thënë se do ta bëjë konform asaj që kërkohet më rregullore dhe statutin e LDK-së.

Duke i komentuar deklaratat e anëtarit të kryesisë së LDK-së qe në Kuvend të shkohet më një marrëveshje për sa i përket kryetarit të ardhshëm, Sejdiu ka thënë se deri më tash nuk ka pasur asnjë kontakt më lidershipin e LDK-së.
Sejdiu ka thënë se procesi i deritanishëm ka qenë jashtëzakonisht i lënduar. Në shumë degë, sipas tij, janë bërë veprime, të cilat nuk kanë mbështetje në statut dhe janë bërë abuzime me vullnetin e elektoratit të LDK-së. Kjo sipas ish presidentit të Kosovës, paraqet një risk të veçantë qe Kuvendi si i tillë të mos dalë me rezultate normale të pritura, transmeton tribuna.

Duke pasur parasysh seriozitetin qe ka Kosova në këtë kohë dhe marrë parasysh zhvillimet, Sejdiu ka thënë se ndihet nevoja qe të ketë një qasje racionale nga e cila LDK-ja, sipas tij, do të ishte me fortë dhe më unikë, por në këtë formë si ka shkuar deri më tash ai ka drojen se kjo nuk do të arrihet.

Ish kryetari i LDK-së, ka thënë se Kuvendi ka qenë dashur të mbahet në nëntor të vitit të kaluar pasi këtyre organeve iu ka kaluar mandati.

Sejdiu ka thënë se askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për tu zgjedhur. Sipas tij, kriteri sipas të cilit kandidati duhet të marrë votat e më shumë se 50 % të delegatëve për të kandidauar është i paqëndrueshëm dhe se këtë kriter ai e ka kundërshtuar në kohën e debatit në Këshillin e Përgjithshëm.

Isa Mustafa, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri tashme publikisht kanë deklaruar se janë kandidat për kryetar të LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat