Sot protestojnë familjarët e të rënëve para luftës

Kosova

Sot protestojnë familjarët e të rënëve para luftës

Më: 30 maj 2015 Në ora: 07:13

Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit të rënë para luftës së fundit në Kosovë, do të organizojë sot një marsh protestues, duke filluar nga ora 14:00 para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, të rënë që nga viti 1963 e këtej, kërkon nga Komisioni Qeveritar për Verifikim, që të përfshijë në Ligjin për statusin e dëshmorëve të kombit edhe veprimtarët shqiptarë, të cilët para luftës së fundit, kanë rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat