Arben Gashi mbështet Vjosa Osmanin: Do bënte revolucion

Kosova

Arben Gashi mbështet Vjosa Osmanin: Do bënte revolucion

Më: 29 maj 2015 Në ora: 23:07

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka shpreh përkrahjen për Vjosa Osmanin, për kryetare të kësaj partie.

Ai në emisionin ‘Komiteti’ ka thënë se Osmani do të sillte një revolucion në skenën politike vendore në rast se bëhet e para e LDK-së.

“E re e përgatitur profesionalisht, entuziaste dhe një person që besoj që ajo mund të jap kontribut si kryetare e LDK-së. Do të ishte revolucion kulturorë e politik në Kosovë nëse një femër do ta udhëhiqte një parti politike në vend. Mendoj se do të ishte pozitive”, tha ai.

Gashi duke komentuar kandidaturën e mundshme të ish-kryetarit Fatmir Sejdiut, tha se kësaj kishin për të iu frikësuar ata që ia keqpërdorën besimin Sejdiut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat