Përparim Birinxhiku kryetar i PD-së në Skenderaj

Kosova

Përparim Birinxhiku kryetar i PD-së në Skenderaj

Më: 29 maj 2015 Në ora: 21:31

Në vazhdën e zgjedhjeve të brendshme, Partia e Drejtësisë, ka mbajtur kuvendin zgjedhor edhe në qytetin e Skënderajt, me ç’rast me vota unanime kryetar u zgjodh Përparim Birinxhiku

Po ashtu u zgjodh edhe kryesia e re dhe delegatët që do të marrin pjesë në kuvendin qendror të PD-së.

Në fjalën e tij si kryetar i ri i kësaj dege, Birinxhiku potencoi se do të angazhohet për të jetësuar programin e PD-së në këtë rajon, duke bashkëpunuar me të gjitha strukturat, pa dallim, vetëm që qytetarëve t’u ofrohet alternativë dhe zgjidhje të duhur.

Ai tha se ky synim mund të arrihet vetëm duke qenë të bashkuar dhe të vendosur, ndërsa shtoi se Skënderaj çdo herë ka pasur simpati dhe qasje pozitive ndaj PD-së, ngase sipas tij, kjo parti garanton drejtësi dhe barazi për çdo qytetar.

Lideri i PD-së, Ferid Agani, e përgëzoi kryetarin Birinxhiku për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje dhe përkrahje në realizimin e detyrave që dalin nga statuti dhe program i partisë.

Duke folur për rrugëtimin e PD-së, Agani tha se kanë pasur sfida dhe probleme të ndryshme , por që në fund ia kanë arritur të dalin më të fortë dhe më të qëndrueshëm.

Agani pohoi se PD-ja, suksesshëm po vazhdon konsolidimin, duke përfunduar me sukses mbi 20 kuvende zgjedhore.

PD-ja sipas tij, pas kuvendit qendror që do të mbahet më 7 qershor, do të zgjedh strukturat e reja partiake, e të cilat do të paraqesin një sukses tjetër dhe në zgjedhjet e ardhshme, si lokale ashtu edhe qendrore, do të shënojnë rritje të theksuar.

Ndryshe, PD-ja në Komunën e Skënderajt është e përfaqësuar me një deputet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat