Pallaska:Shtyrja e seancës për Gjykatën për shkak të çarjeve politike

Kosova

Pallaska:Shtyrja e seancës për Gjykatën për shkak të çarjeve politike

Më: 29 maj 2015 Në ora: 20:34

Juristi Dastid Pallaska ka thënë se shtyrja e votimit të Gjykatës Speciale është bërë për shkak të çarjeve politike që janë duke ndodhur. Ai ka thënë se nuk është vërtet se kjo shtyrje ka ndodhur për shakë të plotësimit të dokumenteve apo ndërhyrjeve. Sipas tij është e vështir ti besohet një versioni të tillë.

Pallaska ka thënë se arseja e vërtet e kësaj shtyrje është thyerja e madhe që po ndodh brenda politikës.

"Tani jemi në proces të ekspozimit të tradhtive brenda partiak, për ti ruajtur interesat e individëve te caktuar nëpër parti të caktuara", ka thënë Pallaska në transmetuesin publik.

Ai ka thënë se për këto arsyeje ky proces do të jete i vështirë edhe për tu tejkaluar.

Ai ka thënë se gjykimet e luftës mund te gjykohen nga Gjykatat vendore, pasi sipas tij ato kanë autoritet të plotë për ta bërë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat