Mustafa ka biseduar me Mogherinin në telefon

Kosova

Mustafa ka biseduar me Mogherinin në telefon

Më: 29 maj 2015 Në ora: 20:19

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka sqaruar se shtyrja e vendimit për Dhomat e Veçanta të Gjykatës Speciale, nuk kanë të bëjnë me rekomandimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Mustafa thotë se sot ka folur me Mogherinin në telefon e cila ka inkurajuar për marrjen e vendimit por version i Ligjit për dhomat e veçanta nuk ka qenë i përgatitur teknikisht.

“Dëshiroj të sqaroj, se shtyrja e vendimit për Dhomat e Veçanta të Gjykatës Speciale, nuk kanë të bëjnë me rekomandimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, znj. Mogherini, ashtu siç është dhënë në disa media elektronike. Zonja Federica Mogerini ka inkurajuar marrjen e vendimit, sot në një bisedë telefonike me mua, por version i Ligjit për dhomat e veçanta të cilin e kemi marrë sot nuk ka qenë i përgatitur teknikisht për t’u trajtuar në Kuvend dhe po ashtu ka pasur nevojë të shohim edhe njëherë disa dispozita në tekstin e fundit , për të reflektuar”, ka shkruar Mustafa në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat