Mustafa jep arsyet për shtyrjen e seancës për Specialen

Kosova

Mustafa jep arsyet për shtyrjen e seancës për Specialen

Më: 29 maj 2015 Në ora: 19:45

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë për transmetuesin publik se rekomandimet e ardhura nga Bashkimi Evropian ka shtyrë Kuvendin që të shtyjë seancën për votimin e Gjykatës Speciale.

Sipas tij rekomandimet kanë ardhur të enjten në mbrëmje dhe se këto draftligje duhet të përkthehen dhe që marrin shumë kohë.

Sipas kryeministrit këto rekomandime kanë ardhur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini.

Mustafa mohon se koalicioni ka krizë votash dhe ka paralajmëruar se javën që vjen do të ketë takim me shefat e të gjitha grupeve parlamentare. / kp

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat