Vendorët dhe ndërkombëtarët tërë natën punuan në draftin e Speciales

Kosova

Vendorët dhe ndërkombëtarët tërë natën punuan në draftin e Speciales

Më: 29 maj 2015 Në ora: 18:55

Një zyrtar i lartë ndërkombëtar në Kosovë ka deklaruar për Klan Kosovën se ishin dy arsye pse nuk u votua Gjykata Speciale në seancën e sotme në Kuvend.

Zyrtari konfirmoi se sot nuk ishin siguruar votat e duhura “pro” dhe se ka pasur mospajtime të theksuara mes vendorëve dhe të huajve mbi tekstin e ligjit për Speciales.

Mbi të gjitha, ky burim që foli me kusht anonimiteti e konfirmoi se efektin më të madh në atë që ndodhi sot e pati vendimi i gjykatës për Rastin Drenica.

Televizioni ka mësuar se përfaqësues të BE-së kishin punuar gjatë tërë natës së kaluar me përfaqësuesit e qeverisë për të arritur një pajtim në lidhje me tekstin e draftit të dokumentit që do të vihej në votim sot në Kuvend - gjë që nuk u arrit.

Një burim tjetër nga Qeveria ka thënë se ndërkombëtarët dështuan të sjellin një version final, të pranueshëm të drafit për ligjin e speciales.

Por, zyrtari ndërkombëtar ka thënë se “vëndorët e dinë mirë se cilat kanë qenë komentet tona për ligjin”.

I njëjti ka thënë se nuk beson se gjykata do të votohet në fillim të javës së ardhshme.

“Ata do të presin edhe disa ditë për të parë efektet e rastit Drenica”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat