Limaj: Më mirë OKB’ja ta krijojë Gjykatën Speciale

Kosova

Limaj: Më mirë OKB’ja ta krijojë Gjykatën Speciale

Më: 29 maj 2015 Në ora: 18:05

(E plotësuar) Për Limajn, më mirë do të ishte që OKB-ja të krijonte Gjykatën Speciale.
“Më me interes është që Këshill i Sigurimit se sa ne. Kjo çfarë po na kërkohet neve është dëmtimi i sovranitetit të Kosovës. Ajo s’ka punë me Kosovën por me individ”, u shpreh ai.

Po ashtu, Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj ka deklaruar se shtyrja e seancës së sotme për votimin e amendamenteve kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale është bërë nga koalicioni qeveritar, PDK-LDK.

Sipas tij, deputetët që nuk do ta votojnë për këto amendamentet, janë persona me dinjitet.

“Koalicioni qeveritar nuk ka mundur t’i bind deputetët që të votojnë kundër vullnetin të tyre dhe qytetarëve të vendit, shpresoj që kjo është ajo. Megjithatë në parlament të Kosovës ka njerëz me dinjitet”, ka thënë ai gjatë emisionit “Info Magazine” në Klan Kosova.

Amendamentet që i ka dorëzuar Qeveria e Republikës, sipas Limajt janë të dëmshme për sovranitetin e Kosovës.

Limaj: Amendamentet që janë sjellë për t’u votuar në Kuvend është suprimim i Kushtetutës

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë se shtyrja e seancës është shenjë se koalicioni qeveritar nuk ka mundur t’i bindë deputetët të votojnë kundër vullnetit të tyre dhe qytetarëve të vendit.

“Në Parlament ka njerëz me dinjitet që e dinë se sovraniteti është i paprekshëm. Deputetët duhet të qëndrojnë me dinjitet dhe mos ta lejojnë veten të bëhen argat të dikujt për ta prekur sovranitetin e shtetit”, ka thënë Limaj.

Me amendamentet që ka sjellë qeveria, sipas kreut të Nismës është suprimimi i Kushtetutës së vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat