ASK shpërblen projektet më të mira të Panairit të Shkencës

Kosova

ASK shpërblen projektet më të mira të Panairit të Shkencës

Më: 29 maj 2015 Në ora: 17:06

​American School of Kosova ka zgjedhur projektin e quajtur “Rainboë Flame Colored Fire”, si punimi shkencorë më i mirë i punuar nga nxënësit e kësaj shkolle.

Prezantimi i këtij projekti dhe i nëntë të tjerëve është bërë dje në “Panairin e Shkencës”, garë kjo që konsiderohet si njëra nga ceremonitë më interesante dhe më me vlerë të organizuara nga ASK dhe ka për qëllim që të shfaq talentet e studentëve të kësaj shkolle dhe për t’iu krijuar atyre mundësi për të qenë më të suksesshëm në të ardhmen,konsiderohet si njëra nga ceremonitë më interesante dhe më me vlerë të organizuara nga ASK.
Projekti i cili ka zërë vendin e parë është prezantuar nga një grup të përbërë prej 4 nxënësish, të cilët si shpërblim kanë marrë bursa të pjesshme për vitin e ardhshëm shkollorë.

Vendi i dytë ka qenë për Dea Balaj, e cila e vetme e ka punuar punimin shkencorë të titulluar “The Mendocino Motor”, e cila po ashtu fitojë bursë të pjesshme për vitin e ardhshëm shkollorë.

Ndërsa, vendin e tretë e ka fituar projekti i qu ajtur “Climbing Color”, ku prezantueset e këtij punimi kanë fituar të drejtën për të marrë libra falas në shtëpinë botuese “Buzuku”.

Armbër Musliu, njëri nga nxënësit e grupit fitues tha se ajo që i ka bërë që ta zënë vendin e parë ka qenë vullneti i madh për ta përfaqësuar veten e tyre më së miri. Ai tregoi se ideja e këtij projekti ka qenë që të tregojnë se përmes shkencës mund të ndryshohet pikëpamja e shumë gjërave.

“Punimi ynë e ka fituar çmimin e parë në “Science Fear”, ka qenë “Color Flaim” apo ndryshe me ndryshuar ngjyrën e flakës. Ajo është bërë në atë mënyrë që i kemi marrë disa elemente kimike edhe nëpër mjet substancave të cilat i kemi kombinuar duke ia shtuar alkoolin potancionin e disa elemente të tjera, ngjyra e flakës ka ndryshuar dhe në bazë të saj, pastaj është treguar që me anë të shkencës mundemi me ia ndryshuar pikëpamjen se si i shohin disa njerëz disa gjëra. Përshembull flaka shihet shpesh si send destruktiv, apo si diçka e keqe, por ne nëpërmjet asaj kemi arritur me tregu se përmes shkencës mundemi me bë gjëra që flaka ka edhe të bukura për tu parë dhe të rëndësishme për njerëzit. Dhe ky projekt na ka bërë të fitojmë vendin e parë”, tha Musliu.

Ndërsa, prezantuesja e vendit të dytë, Dea Balaj tha se është shumë e kënaqur me të arriturat e saja në këtë garë.

“Procesi i realizimit të këtij projekti ka qenë i gjatë, ndonëse në disa momente pak i mundimshëm, mirëpo jam shumë e lumtur që e kam finalizuar një projekt të tillë që do të ketë rëndësi dhe peshë të madhe në karrierën time person ale dhe shkollore... “Mendocino Motor” është një motor i cili si karakteristik kryesore ka fushën magnetike dhe më e veçanta dhe mbase është pëlqyer edhe nga publiku dhe juria ka qenë se si arrin një objekt të lundroj në ajër për shkak fushës magnetike”, tha Balaj.

Ndërsa, shtatë vendet e tjera kanë marrë nga një mirënjohje si shenjë falënderimi për pjesëmarrjen e tyre dhe mundin që e kanë bërë për këtë garë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat