Flora Mahmuti merr timonin e PD-së në Kamenicë

Kosova

Flora Mahmuti merr timonin e PD-së në Kamenicë

Më: 29 maj 2015 Në ora: 16:55

Partia e Drejtësisë ka mbajtur të enjten mbrëma kuvendin e rregullt zgjedhor të degës në Kamenicë, ku kryetare u zgjodh Flora Mahmuti. Po ashtu u zgjodh edhe kryesia e re dhe delegatët për Kuvendin Qendror të partisë që pritet të mbahet më 7 qershor.

Kryetarja e porsazgjedhur, falenderoi delegatët për besimin e dhënë, ndërsa shtoi se do të angazhohet që PD-ja në Kamenicë të zë vendin e merituar, ngase sipas saj, vlerat që posedon kjo parti përkojnë plotësisht me vlerat e qytetarëve të kësaj komune.

Ajo tha se fokus në mandatin si kryetare do ta ketë rininë, e cila përbën një vlerë të veçantë, duke i dhënë mbështetje dhe hapësirë të duhur në vendimmarrje.

Kryetari Ferid Agani, falenderoi kamenicasit për mbështetjen që po i japin PD-së, duke i garantuar që do të angazhohen për të mundësuar një jetë të dinjitetshme të secilit prej tyre.
Ai tha se PD-ja që nga themelimi është angazhuar për të vënë në pah vlerat e mriëfillta të qytetarëve kosovarë, si ato kombëtare ashtu edhe ato fetare dhe se me këto vlera synon edhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat