Mustafa priti zëvendëskryeministrin e Malit të Zi

Kosova

Mustafa priti zëvendëskryeministrin e Malit të Zi

Më: 29 maj 2015 Në ora: 15:50

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq, i cili po viziton Kosovën.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe zëvendëskryeministri Markoviq kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Mustafa e informoi për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin, mirëqenien, sundimin e ligjit, agjendën integruese evropiane si dhe reformat thelbësore në shumë fusha të jetës.

Kryeministri Mustafa theksoi edhe angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për forcimin e fqinjësisë së mirë dhe zgjerimin e bashkëpunimit bilateral me Malin e Zi.

Zëvendëskryeministri i Mali të Zi, Dushko Markoviq, pasi e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, shprehu përkushtimin e shtetit të tij për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.

Kryeministri Mustafa dhe zëvendëskryeministri Markoviq kanë biseduar edhe për rëndësinë e avancimit të agjendës integruese euroatlantike të të dyja vendeve dhe shteteve të tjera të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat