Fisi, Grabovcit: Shoq, pshtim s'ka, veç vonim - Gjykata Speciale nuk kalon dhe pikë

Kosova

Fisi, Grabovcit: Shoq, pshtim s'ka, veç vonim - Gjykata Speciale nuk kalon dhe pikë

Më: 29 maj 2015 Në ora: 15:34

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, përmes një postimi në Facebook ka thënë se seanca e Kuvendit - ku do të votoheshin amendamentet të cilat do t’i hapnin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale - është shtyrë për shkak se PDK nuk ka arritur t’i sigurojë votat për kalimin e saj. Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e tij.

“Zakonisht, në seanca të rëndomta, salla e Kuvendt të Kosovës po është gjysëm i zbrazët. Kjo shihet edhe prej numrit të deputetëve që votojnë në këto seanca. Rrallëherë tejkalohet 80-shi prej 120 vetave. Ma së shpeshi janë diku 60-70. Shumica që mungojnë janë të koalicionit në pushtet.

Sot, kur pati me u votue Gjykata Speciale, u mbush salla, sepse duheshin 2/3 me votue për me kalue vendimi, edhe prapë, kur e pa që nuk i ka numrat, shefi i shefave, Grabovci, për mos me i shkue huq mundi e me humbë në vota, e shpiki një arsyetim të lodhët për me e shtye seancën.

Shoq, pshtim s'ka, veç vonim. Gjykata Speciale nuk kalon. Pikë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat