“AMË” programi që ofron 40 vende pune për personat me Down Syndrome

Kosova

“AMË” programi që ofron 40 vende pune për personat me Down Syndrome

Më: 29 maj 2015 Në ora: 14:21

Personat e prekur me sindromën Down, tash e pas do të kenë edhe një mundësi të re punësimi. Përmes një projekti që ka nisur në shoqatën “Down Syndrome Kosova”, ku do të bëhet paketimi i mjaltës dhe futja e këtij produkti në tregun kosovarë parashihen të krijohen edhe 40 vende pune.

Projekti i cili është emëruar “AMË” është financuar nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe i cili do të implementohet nga shoqata “Down Syndrome Kosova” ka për qëllim ngritjen e aftësive për punë për personat e prekur me këtë sindrom.

Drejtoresha e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Beqiri tregoi se kanë punuar shumë për programet për trajnim dhe riaftësim të personave të prekur me Down Sindrom dhe të personave me dëmtime intelektuale.

Ajo po ashtu u shpreh e lumtur për punën që po e bëjnë në paketimin e mjaltës dhe futjes së saj në tregun kosovar, sepse sipas saj këta persona me pak ndihmë mund të ja dalin të punojnë.

Beqiri: Na duhet përkrahja institucionale

“Që qëndrueshmëria të jetë sa më e gjatë e këtyre programeve ne kërkojmë pë rkrahje institucionale, ne si shoqatë jemi në proces për ndërtimin e qendrës për personat me Down Sindrom dhe Autizëm dhe shpresojmë se me ndërtimin e kësaj qendre këto programe do të kenë hapësira më të mëdha”, tha Beqiri.

Për personat me sindromën Down u premtua përkrahje edhe nga ana institucionale. E pranishme në këtë event ishte zëvendës ministrja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj, e cila tha se secili grant i cili jepet për këtë shoqatë beson që është një investim pozitiv dhe serioz ndaj qasjes së këtij institucioni.

Hajzeraj: Këto ndërmarrje nxisin interesin për punësim

“Ne konsiderojmë se këto ndërmarrje mund ta nxisin interesin për punësimin, aftësimin , profilizimin e ndërmarrjeve sociale të cilat i trajtojnë grupet e margjinalizuara dhe mund të them lirisht se shoqata juaj për Down Sindrom është shembulli më i mirë i trajtimit të kësaj kategorie” , tha Hajzeraj

Programi “AMË” është edhe njëri prej tetë projekteve që është duke e përkrahur Bashkimi Evropian. Zëvendësshefi i bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Libor Chlad, tha se ky program do të ju jap mundësi personave me sindromën Down që të kontribuojnë për shoqërinë.

Chlad: Be do të shpenzojë në këtë program 2 milion euro

“Në këtë program BE do të shpenzoj 2 milion euro, dhe bashkëpunëtori kryesor në këtë drejtim është MPSM, ky projekt specifik AMA është duke u implementuar bashkë me Down Sindrom Kosova dhe do të përkrahet nga BE gjatë vitit 2015 dhe 2016 me 136 mijë euro, mirëpo përveç kësaj çka është me rëndësi të ceket është se pos investimit kjo ofron edhe punësim për 40 persona dhe të gjithë e kuptoni se tu e marrë parasysh situatën në Kosovë ky ësht ë një numër i jashtëzakonshëm... kjo iu mundëson atyre që të bëhen pjesë e shoqërisë e po ashtu të japin kontribut për shoqërinë” , tha Chlad.

Ndërkaq, menaxheri i projektit AMË, Driton Bajraktari tha se punësimi është element kyç për përfshirjen sociale dhe barazinë ekonomike të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Bajraktari: Përfshirja në punë për personat me Down Sindrom është shumë e dobët

“Gjetja e personave me Down Sindrom dhe përfshirja e tyre në punë është shumë e dobët, për këtë arsye shoqata, bordi i organizatës dhe i tërë stafi kanë vendos të themelohet një ndërmarrje trajnimi dhe vetëpunësimi. Qëllimi i kësaj ndërmarrje sociale ka të bëjë me zhvillimin e programeve të trajnimit dhe punësimit të qëndrueshëm për personat me donë sindrom”, tha Bajraktari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat