A po kushtëzohet krijimi i Gjykatës Speciale me liberalizimin e vizave?

Kosova

A po kushtëzohet krijimi i Gjykatës Speciale me liberalizimin e vizave?

Nga: H.Orana Më: 29 maj 2015 Në ora: 14:18

Se deputetët nuk e duan krijimin e Gjykatës Speciale, kjo u dëshmua në seancën e sotme. Gjatë kësaj séance u pa mungesa e vullnetit të deputetëve për të votuar pro krijimit të Gjykatës Speciale.

Janë ndërkombëtarët ata të cilët po bëjnë presion për krijimin e kësaj gjykate. Madje krijimit të saj po i gëzohen edhe serbët. Kryeministri serb, Aleksandër Vucic sot u bëri thirrje përfaqësuesve serbë në Kuvendin e Kosovës që t’i japing dritën e gjelbërt Gjykatës Speciale. Por thirrja e tij dështoj.

Opozita thotë se pozita nuk i kishte numrat për të votuar projektligjin për Gjykatën Speciale. Ndërkaq pozita thotë se nuk ishte kjo arsyeja e shtyrjes së seancës.

Shumë deputetë të pozitës i thanë jo Gjykatës Speciale, gjë që shtyri që séance të shtyhet.

Derisa liderët e Kosovës bëjnë presion tek ndërkombëtarët të na japing dritën e gjelbërt për liberalizimin e vizave, ata vazhdimisht bëjnë thirrje për krijimin e kësaj gjykatë. A do të thotë kjo se krijimi i Speciales do të kushtëzohet me liberalizimin e vizave?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat