Konferenca ndërfetare në Kosovë bëhet “hit” botëror në internet

Kosova

Konferenca ndërfetare në Kosovë bëhet “hit” botëror në internet

Më: 29 maj 2015 Në ora: 13:58

Konferenca ndërkombëtare ndërfetare në Kosovë, e titulluar “Dialogu ndërfetar në kohën e medieve sociale: Jetësimi i agjentëve të ndryshimit, kundërvënia ekstremizmit të dhunshëm dhe gjuhës së urrejtjes”, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe Instituti Ndërkombëtar për Dialog Ndërfetar, në rrjetin social numër një në botë, Facebook, ka tërhequr interesim të jashtëzakonshëm në mbarë botën.

Kjo konferencë ka pjesëmarrës më shumë se 200 personalitete, të cilët vijnë edhe nga vendet e largëta si Afganistani, shtete të Amerikës së Jugut, Nigerisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga rajoni dhe Evropa.

Ndërkohë një nga rrjetet sociale më të njohura dhe më të mëdhenj në botë, Twitter, njofton se konferenca ndërfetare në Prishtinë është aktualisht në mesin e dhjetë ngjarjeve më të ndjekura në këtë rrjet social.

Konferenca e sivjetme e nivelit të lartë përfshinë prezantime dhe fjalime kryesore nga liderë botërorë fetarë, ndërmarrës, përfaqësues ndërkombëtarë, pjesëtarë të shoqërisë civile, dhe të rinj nga mbarë bota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat