AAK-ja "feston" shtyrjen e seancës për votimin e Gjykatës Speciale

Kosova

AAK-ja "feston" shtyrjen e seancës për votimin e Gjykatës Speciale

Më: 29 maj 2015 Në ora: 13:02

Shtyrja e seancës së Kuvendit për votimin e Gjykatës Speciale ka gëzuar deputetët e opozitës.

Shumë prej deputetëve janë parë të buzëqeshur tek dilnin nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës. Madje ata që i janë gëzuar më së shumti shtyrjes së seancës për votimin e Speciales, po duket të jenë deputetët e AAK-së.
Ata në një fotografi shihen së bashku duke shijuar kafen pas gëzimit që morën për shtyrjen e votimit të Speciales.

Në foto shihen Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bukupi, Time Kadrijaj, Lah Ibrahimaj dhe disa nga stafi i AAK-së.
Pas daljes nga salla e Kuvendit, shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi kishte thënë se ndjehet e kënaqur që është shtyrë seanca dhe se në fakt ajo nuk duhet sjellë fare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat