Rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit bëhet pa FSK-në

Kosova

Rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit bëhet pa FSK-në

Më: 29 maj 2015 Në ora: 12:58

KFOR-i nuk do të përcjelljë eshtrat e Isa Boletinit në fshatin Boletin më 10 qershor, siç kanë raportuar disa media.

"Në përputhje me mandatin e tij dhe Rezolutën 1244 të OKB-së, KFOR-i do të jetë gati për të ndërhyrë si përgjegjës i tretë, nëse kërkohet nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i dhe gjatë ceremonies së rivarrimit do të mbajë një qëndrim diskret e të fuqishëm.

Bartja e eshtrave nga stadium i Mitrovicës për në fshatin Boletin do të eskortohet nga Policia e Kosovës, ndërsa Komandanti i KFOR-it nuk do t’i autorizojë Forcat e Sigurisë së Kosovës për të lëvizur në territorin e komunave veriore.

Gjenerali Figliuolo beson se është e një rëndësie të madhe që të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë ceremoni të mbajnë një sjellje të përgjegjshme dhe të pjekur. Duke vepruar kështu, ata do të ndihmojnë KFOR-in në kryerjen e detyrës e vet, në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë popullin e Kosovës", njofton KFOR-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat