Musliu demanton ‘lajmin” e opozitës: Seanca nuk u shty për mungesë votash

Kosova

Musliu demanton ‘lajmin” e opozitës: Seanca nuk u shty për mungesë votash

Më: 29 maj 2015 Në ora: 12:20

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila kishte paralajmëruar se do të votojë kundër themelimit të Gjykatës Speciale, ka thënë se seanca e paraparë të mbahej sot për themelimin e kësaj gjykate, nuk është shtyrë për mungesë të votave të opozitës.

Me këtë ajo ka demantuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pak minuta më përpara i kishte njoftuar protestuesit e mbledhur kundër kësaj gjykate se pozita u detyrua të shtyjë seancën e sotme për shkak se i mungonin numrat për të themeluar Specialen.

Por Musliu ka thënë se dokumentacioni që është dashur t’i dërgohej Kuvendit nuk ka qenë i gatshëm, dhe se shtyrja e seancës nuk ka të bëjë me mungesë të votave.

Musli ka thënë për “Klan Kosova” se thashethemet se brenda PDK-së po ndodh debat i ashpër rreth kësaj gjykate, nuk janë të vërteta, dhe se deputetët e kësaj partie janë të lirë të votojnë pro ose kundër.

Musliu, edhe njëherë e ritheksoi qëndrimin e saj kundër themelimit të kësaj gjykate. E kundër, janë edhe dy deputetët e PDK-së, Nait Hasani e Fadil Demaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat