Vetëvendosje për ‘herë të parë’ pajtohet me kërkesën e PDK-së

Kosova

Vetëvendosje për ‘herë të parë’ pajtohet me kërkesën e PDK-së

Më: 29 maj 2015 Në ora: 11:17

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konufca është pajtuar me propozimin e Grupit parlamentar që të shtyhet seanca plenare që kishte rend dite votimin e amendamenteve për krijimin e Gjykatës Speciale.
Ai tha se qëndrimi i Vetëvendosjes është se ajo të mos vijë fare në Kuvend, ose të shtyhet në pafundësi.

“Gjykata Speciale ose nuk duhet të vije fare ose duhej të shtyhej në pafundësi", ka deklaruar Konjufca nga foltorja e Kuvendit.

Ndryshe, deputetët e PDK-së kërkuan shtyrjen e seancës deri në ardhjen e materialit nga ndërkombëtarët lidhur me Gjykatën Speciale, e cila po ashtu duhet të përkthehet në gjuhën shqipe

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat