Thaçi: Aktgjykimi për Grupin e Drenicës vë në dilemë drejtësinë

Kosova

Thaçi: Aktgjykimi për Grupin e Drenicës vë në dilemë drejtësinë

Më: 29 maj 2015 Në ora: 11:09

Zëvendëskryeministri i vendit, Hashim Thaçi u shpreh se drejtësia ka qenë dhe mbetet qëllim dhe mision i popullit të Kosovës, por sipas tij, aktgjykimi për Grupin e Drenicës e vë në dilemë këtë synim dhe është jo vetëm tendencë për të njollosur luftën e drejtë të UÇK-së, por edhe për të njollosur vetë drejtësinë.
Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook.

“Drejtësia ka qenë dhe mbetet qëllim dhe mision i popullit, i luftëtarëve të lirisë dhe i imi. Aktgjykimi për Grupin e Drenicës e vë në dilemë këtë synim dhe është jo vetëm tendencë për të njollosur luftën e drejtë të UÇK-së por edhe për të njollosur vetë drejtësinë. Kjo tendencë tanimë nuk mbulohet nga asgjë dhe askush”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat