Daçiq: Platforma e Nikoliqit për Kosovën, "e vonë"

Kosova

Daçiq: Platforma e Nikoliqit për Kosovën, "e vonë"

Më: 29 maj 2015 Në ora: 11:03

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Platforma për Kosovën e Presidentit serb Nikoliq është shumë e vonë, dhe se ai nuk është i njohr me përmbajtjen e platformës.
"Me siguri se kryeministri po mban kontakte me presidentin, dhe po konsultohen me njëri tjetrin për çështje ndërkombëtare. E kuptoj që Serbia ka nevojë të dijë se ku i ka kuftijtë e veprimeve të saj, por mendoj se kjo gjë dihet tashmë", ka thënë ministri për të përditshmen Vecernji Novosti, transmeton Indeksonline.
Daçiq ka thënë se përveç se ai nuk është i njohur me këtë platformë, ai as nuk e di arsyen se pse një platformë e tillë është shkruar.
"Eshtë një dallim i madh mes deklaratave politike në Beograd dhe nevojave të qytetarëve të Kosovës. Ne në Beograd mund të shkruajmë ç'të duam, por në Prizren, ish-kryeqytetin serb, janë vetëm 21 serbë, dhe zor se atje valon flamuri serb ndonjëherë", ka hënë Vuçiq.
Sipas Daçiqit, përfaqësues të vendeve të huaja pjesën më të diskutueshme të platformës e shohin dispozitën që e parasheh Kosovën si autonomi brenda kuadrateve të Serbisë. Megjithatë, sipas tij Serbia nuk do ta vë në lojë vendimin e saj për mosnjohjen e Kosovës.
"Eshtë e vërtetë që na u është kërkuar që të nënshkruajmë një marrëveshje të detyrueshme me Prishtinën, por jo detyrimisht kjo ëshë kërkëse për njohje reciproke shtetërore. Askush në Bruksel nuk e di se çfarë saktësisht do të shkruhet në këtë marrëveshje", ka shtuar Vuçiq

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat