Gjermania: Kosova kusht mbi të gjitha kushtet për Serbinë në BE

Kosova

Gjermania: Kosova kusht mbi të gjitha kushtet për Serbinë në BE

Më: 29 maj 2015 Në ora: 09:58

Ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm deklaroi se Gjermania dëshiron që sa më parë të hapen kapitujt negociues për Serbinë dhe se duhet të zgjidhet çështja e Kosovës.
Nga perspektiva gjermane parakusht për hapjen e kapitujve është hapja e kapitullit 35, që ka të bëjë me çështjen e Kosovës, ndërsa për hapjen e këtij kapitulli parakusht është vënia e plotë në jetë e Marrëveshjes së Brukselit, citon Koha.net deklaratën e ambasadorit gjerman Heinz Wilhelm, TV Pinkut i Serbisë.

Ai ka shtuar se këtu ende mungon themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe në këtë drejtim po vazhdojnë bisedimet.

“Sa i përket procesit negociues të Serbisë, problem i veçantë është se çështja e Kosovës po ashtu duhet të zgjidhet”, është shprehur ambasadori.

I pyetur rreth formulimit “Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën”, ai ka sqaruar se “normalizimi i marrëdhënieve s’do të thotë njohja, por vendosja e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat