Protestuesit: Liri për çlirimtarët, jo Gjykatë Speciale (Foto)

Kosova

Protestuesit: Liri për çlirimtarët, jo Gjykatë Speciale (Foto)

Më: 29 maj 2015 Në ora: 09:55

(E plotësuar) - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, konsideron se, vullneti personal i deputetëve është që të mos e votojnë Gjykatën Speciale, mirëpo, sipas tij deputetët po shantazhohen.

“Vullneti personal i deputetëve është që të mos e votojnë Gjykatën Speciale, por vota publike dhe disponimi privat shpeshherë nuk përputhen për një numër të konsiderueshëm të këtyre deputetëve. Pra më shumë deputetët ishin të frikësuar në rast se nuk votojnë kundër, sesa që mendonin se duhej të votonin. Kjo do të thotë që nuk kanë arritur që t`i shantazhojnë të gjithë por disa kanë arritur që t`i shantazhojnë, atyre ju nevojiten 80 vota dhe sot nuk i kishin 80 vota dhe uroj të mos i kenë asnjëherë”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, disa nga deputetët frikësohen nga krerët e tyre partiak, frikësohen nga qeveria dhe nga shantazhet dhe kërcënimet e ndryshme që shkojnë mbase edhe tek burokratët ndërkombëtar të cilët thanë se nëse nuk e bëni ju e bën Këshilli i Sigurimit.

“Mirëpo, ju e dini mirë që Lista serbe u kthye në Kuvend të Republikës pikërisht për ta votuar Gjykatën Speciale. Nëse do t`i konvenonte Serbisë dhe Rusisë që kjo çështje të shkonte në Këshill të Sigurimit, ato do të ishin të interesuara që kjo të mos bëhej në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pse Serbia dhe Rusia dhe rrjedhimisht Lista Serbe janë kthyer në Kuvend për ta votuar Gjykatën Speciale? Sepse ata duan që vet Kosova ta bëj një gjë të tillë në mëqnyrë që pas një kohë të thonë: ju vet e votuat mos u ankoni për këto dënime të padrejta e drakonike”, potencoi Kurti.

Edhe Zafir Berisha, deputet nga Nisma për Kosovën, theksoi se me votimin e kësaj Gjykate merret sovraniteti i shtetit, ndërsa u shpreh se qeveria po kërkon hapësirë për t`i shantazhuar deputetët.

Nuk besoj se duhet të votohet një gjykatë ku merret sovraniteti i shtetit, sovraniteti për të cilin kanë dhënë jetën shumë dëshmorë dhe luftëtarë. Sigurisht se, po t`i kishin pasur votat do ta votonin por meqë nuk i kanë votat kanë kërkuar hapësirë për t`i shantazhuar edhe më tutje deputetët.

(E plotësuar) - Organizatorët e protestës kundër themelimit të Gjykatës Speciale kanë thënë se votimi i kësaj gjykatë është shkelje mbi gjakun e dëshmorëve.

Thirrjet e protestuesve janë Liri për çlirimtarët, jo Gjykatë Speciale

Ndërkohë, deputeti tha protestuesve që seanca është shtyrë.

Deputeti i Nismës, Zafit Berisha i tha protestuesve se kopja e Ali Shukriut dhe Rrahman Morinës po tentojnë t’i shantazhojnë deputet.

Protestuesit: Deputetët që e kanë ndërgjegjen e pastër të dalin jashtë dhe të protestojnë
Protestuesit po i ftojnë deputetet që të dalin jashtë dhe të mos e votojnë Gjykatën Speciale, ata thonë se:
“Deputetët që e kanë ndërgjegjen e pastër të dalin jashtë dhe të protestojnë”, thotë kryetari i OVL UÇK Xhavit Jashari.

Gjithashtu protestuesit po brohorasin UÇK dhe poshtë Gjykata Speciale, liri për çlirimtarët.
Ndryshe seanca është shtyrë dhe për ketë protestuesit i njoftoi deputeti Bekim Haxhiu dhe me pas protestuesit nisën të shpërndahen.

Protestuesit po i viziton Nait Hasani e Sala-Berisha Shalen
Protestuesit para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në këto momente po i vizitojnë dy deputet, Nait Hasani dhe Sala Berisha-Shala. Ndërkohë, Xhavit Jashari tha se nëse votohet kjo gjykatë shkelte mbi vlerat dhe gjakun e dëshmorëve.

Jashari tha se nuk ka gjykatë vendore dhe ndërkombëtare që mund ta kriminalizojë luftën e UÇK-së.
Ai tha se duhet t’i bëjmë të kjartë të gjithë deputetëve që t’i thonë stop gjykatës sepse qëllimi i themelimit të gjykatës është që ta barazojnë luftën e pastër të UÇK-së me ata që kanë bërë krime ndaj shqiptarëve.

“Kjo gjykatë po bëhet në adres të gabuar, kjo gjykatë duhet të këtë adres ndaj atyre që kanë bërë krime dhe dhunë. Ju bëjë thirrje deputetëve që nëse votojë një gjykatë të tillë shkelin mbi vlerat e luftës dhe gjakut të dëshmorëve”, ka thënë ai.

Kurse, Selatin Novosella tha se ka të bëjnë me padrejtësi speciale e jo Gjykatë Speciale dhe se kjo gjykatë nuk duhet të pranohet./Kosovapress/

Protestuesit-deputetëve: Thoni jo Gjykatës Speciale
Protestuesit i kanë bërë thirrje deputetëve të Kosovës që me asnjë kusht të mos votojnë Gjykata Speciale pasi që ajo shkel sovranitetin tonë.

Në emër të protestuesve, Ismajl Elezi, tha se vendimi për Selimin dhe Lushtakun janë të padrejta.
“Dënimi i fundit në Mitrovicë tregoj se nuk kemi të bëjmë me drejtësi por kompromise, të cilat shkojnë në dëm të luftës dhe eprorëve të saj.

Nis protesta para Qeverisë
Disa qytetarë të thirrur nga OVL-UÇK dhe të përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje kanë nisur protestën para objektit të Qeverisë në Sheshin kryesorë të Prishtinës.
Protesta po mbahet për të kundërshtuar votimin e amendamenteve kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale, e po ashtu edhe po kundërshtojnë dënimin e Grupit të Drenicës.

Në protestë, fjalën e ka marrë përfaqësuesi i Shoqatave të dala nga lufta, OVL e UÇK-së, Smajl Elezaj, i cili ka thënë se arrestimet për pjesëtarët e luftës Çlirimtare të Kosovës do t`i bëjnë mirë vetëm shteteve armike të Kosovës.

“Të gëzuarit për këto arrestime mund të jenë vetëm kriminelët që kryen gjenocid ndaj shqiptarëve”, ka thënë Elezaj, transmeton Gazeta Express.

Disa qytetarë në duar po mbajnë fotografi të Syleman Selimit, një nga të dënuarit në grupin e Drenicës.

Protestuesit para Kuvendit, mbyllet hyrja kryesore
Qindra qytetarë të Republikës së Kosovës, janë mbledhur para Qeverisë për të shprehur zhgënjimin e tyre pas dënimit të “Grupit të Drenicës” nga Gjykata Themelore e Prishtinës me gjithsejtë 65 vite burgim, si dhe kundër krijimit të Gjykatës Speciale, pasi ata mendojnë se po degradohet lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Familjar dhe qytetarë së bashku, janë duke protestuar për qëllimin e vetëm, zhgënjimin e tyre ndaj institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare që po veprojnë në Kosovë, dhe krijimit të Gjykatës Speciale, e cila do të merret me krimet e pretenduara të Dick Martyt.

Policia e Kosovës tashmë ka rrethuar objektin e Qeverisë dhe Kuvendin e Kosovës, ndërkohë disa qytetar dhe aktivistë të Vetëvendosjes kanë filluar të mblidhen para Kuvendit, ku së shpejti do të fillojnë protestën kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Policia ka mbyllur derën kryesore të Kuvnedit.

Protesta është organizuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së. Mbështetje kësaj proteste i ka dhënë Lëvizja Vetëvendosje, e cila edhe më herët ka qenë kundër krijimit të Gjykatës Speciale.

Njësia Speciale rrethon Kuvendin, nisë protesta kundër Gjykatës Speciale
Një numër i madh i Forcave të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, kanë rrethuar ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të debatojnë mbi themelimin e Gjykatës Speciale. Lidhur me këtë, para ndërtesës së Kuvendit kanë filluar të grumbullohen shumë njerëz që do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga Organizatat e dala nga lufta, kundër themelimit të Gjykatës Speciale dhe njollosjes së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Themelimi i Gjykatës Speciale, po kundërshtohet edhe nga partitë opozitare, derisa ende nuk është e sigurt nëse pozita do t`i arrij votat e mjaftueshme në mënyrë që ligji të kaloj./BS

Policia gati për protestë
Protesta e paralajmëruar dje nga OVL e UÇK-së dhe Lëvizja Vetëvendosje, do të fillojë në orën dhjetë.

Por, që tani kanë filluar përgatitjet nga Policia e Kosovës, të cilët kanë nisur të pozicionohen në qendër.

Në foto mund të shihni policë duke u bërë gati për protestë

Në komunikatën për media të OVL UÇK-së, ku edhe jepet njoftimi për protestën thuhet se me krijimin e kësaj gjykate po degradohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndryshe, Gjykata Speciale pritet të votohet sot në ora dhjetë. Kuvendi ka lëshuar një njoftim përmes të cilit tregon se në seancë do të bëhet shqyrtimi i Propozim Amandamentit 24 të propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Ky ndryshim i amendamentit të Kushtetutës zyrtarizon themelimin e Gjykatës Speciale për të vazhduar pastaj me miratimin e akteve tjera ligjore për të funksionalizuar këtë gjykatë.

Gjykata Speciale do të merret me krimet e pretenduara të ish-udhëheqësve të UÇK-së gjatë kohës së luftës. Nuk dihet ende nëse juridiksioni i kësaj gjykate do të jetë edhe për hetimin e krimeve politike të pasluftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat