Sot mbahet konferenca TEDxPrishtinaWomen

Kosova

Sot mbahet konferenca TEDxPrishtinaWomen

Më: 29 maj 2015 Në ora: 09:32

Konferenca TEDxPrishtinaWomen mbahet sot më 29 Maj, 2015, në Sheshin 21 duke filluar nga ora 18:00 deri në 22:00.
Konferenca TEDxPrishtinaWomen 2015 është licensuar në Nju Jork dhe ka për qëllim të festojë të arriturat e grave inovative, mendimtare dhe thyese të tabuve. Në këtë konferencë, folëset dhe folësit do të japin fjalime nën ombrellën e temës “Momentum”, dhe do të ndajnë me audiencën ide të reja, përvojën e vizionin e tyre si dhe do të jenë frymëzim për ndryshime pozitive në shoqërinë tonë.
“Gjithmonë duke i qëndruar besnik konferencës në Kaliforni të SHBA-së, edhe këtë vit po sjellim formatin TEDWomen në Kosovë. Vendi ynë ka shumë ë të ofruar, madje më shumë se që jemi të vedijshëm dhe krejt cka duhët të bëjmë është ta hulumtojmë atë. E pikërisht këtë po e bëjmë duke ofruar një platformë sic është TEDx, ku individë të arrirë dhe inovativ paraqesin idetë dhe casjet e tyre karshi fenomeneve locale e globale” tha Aulonë Memeti. Në këtë edicion të TEDxPrishtinaWomen do të jenë dy seanca me fjalime dhe performanca. Atifete Jahjaga, Ulrike Lunacek, Jeta Abazi Gashi dhe Agon Maliqi janë katër folësit e seancës së pare, ndërsa Elia Zaharia, Elonë Kastrati, Nicole Frasworth dhe Vjollca Konjufca janë katër folësit e seancës së dytë të konferencës.
Si rrjdhojë e kërkesave të mëdha për të ndjekur TEDxPrishtinaWomen shitja e biletave tashmë ka përfunduar. Ndërsa fjalimet e plota të konferencës do të publikohen më pas në kanalin zyrtar të TEDx në Youtube./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat