Brigada e zjarrfikësve, çerdhe e punësimeve familjare

Kosova

Brigada e zjarrfikësve, çerdhe e punësimeve familjare

Më: 29 maj 2015 Në ora: 09:00

Brigada e Zjarrfikësve në Kamenicë vazhdon të jetë çerdhe e të punësuarve, të cilët kanë lidhje të ngushta familjare me zyrtarë të institucioneve komunale, por edhe drejtuesve të këtij Shërbimi.
Në konkursin e fundit për 5 pozita zjarrfikësish, shefi i Zyres së Prokurimit, Hasan Keqmezi dhe përgjegjësi i Buxhetit Halit Sylaj, punësuan djemtë e tyre.
Më herët, edhe zyrtari kryesor financiar, Naser Hashani, e punësoi djalin.
Nepotizëm në këtë Shërbim kishte që në fillimet e tij, ku Riza Bunjaku ka lidhje të ngushta me disa zjarrfikës.
Burime të Kamenicapress kanë thënë se kontratat e zjarrfikësve të ‘rinj’ nuk do të jenë të gatshme, pa u bërë të gjitha verifikimet për ‘konflikt interesi dhe precedente të mundshme penale’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat