Deputetët e Kosovës në Francë bisedojnë për Gjykatën Speciale

Kosova

Deputetët e Kosovës në Francë bisedojnë për Gjykatën Speciale

Më: 29 maj 2015 Në ora: 08:38

Në vazhdën e takimeve të delegacionit të Kosovës në vizitën zyrtare në Francë, deputetët Elmi Reçica, Blerta Deliu Kodra, Justina Shiroka Pula, kryetare e Gruas Demokratike si dhe Don Viktor Sopi, drejtor i Caritas Kosovës, së bashku me bashkëpunëtorë janë pritur në Ministrinë e Jashtme të Francës nga udhëheqësi për Evropën Ballkanike, Guillaume Rousson si dhe zyrtari i lartë për politikë të Jashtme të BE-së, Samuel Duceoquet.
Ndër temat të cilat u diskutuan ishin Integrimet Euroatlantike, liberalizimi i vizave, MSA-ja, anëtarësimi i Kosovës në SEECP, investimet franceze në Kosovë si dhe lëvizja e pakontrolluar e qytetarëve kosovar në Francë.

Zyrtarët e Institucioneve të Francës dhe delegacioni nga Kosova biseduan edhe për ndryshimet kushtetuese, të cilat pritet t'i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale si dhe për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

U vlerësua thellë angazhimi i institucioneve të Kosovës në progresin e arritur në të gjitha fushat si dhe u premtua se Franca do të vazhdojë të jetë aleate e fuqishme në shtetndërtimin e Kosovës.

Gjatë ditës delegacioni nga Kosova bashkë me Caritas Francën vizituan një kamp të refugjatëve në Paris ku u njoftuan lidhur me mbështetjen që u ofrohet refugjatëve në këtë kamp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat