Edicioni i tretë i revistës shkollore “siguria në rrugë”

Kosova

Edicioni i tretë i revistës shkollore “siguria në rrugë”

Më: 29 maj 2015 Në ora: 08:26

Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji në bashkëpunim me Kolegjin e Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli organizojnë Edicionin e tretë të Rivistës shkollore “Siguria në rrugë”, i cili është aktivitet tradicional dhe përfshinë shkolla fillore dhe të mesme të ulëta nga mbarë vendin, përzgjedhjen e të cilave e bënë MASHT-i.

Prishtina, Shtimja, Drenasi, Vitia, Prizreni, Kamenica, Novobërda, Shtërpcë, Gjakova dhe Malisheva, janë komunat të cilat janë përzgjedhur për këtë vit nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

MASHT-i është vendi i cili me datë 29 Maj 2015 nga ora 11:00 do mbledh nxënësit përfaqësues nga 15 shkollat e përzgjedhura, të cilët do i nënshtrohen testimit teorik që ka për qëllim inkuadrimin e nxënësve në programin e mësimit të rregullave elementare dhe shkathtësive të sjelljes në trafik.

Secila nga shkollat do përfaqësohet me nga 4 nxënës dhe me qëllim të mbarëvajtjes së aktivitetit ata janë ndarë në dy grupe. Grupi i parë përfshinë nxënësit nga klasat 3,4, dhe 5, kurse grupi i dyte nxënësit nga klasat 6,7 dhe 8.

Nxënësit më të suksesshëm në pjesën teorike fitojnë të drejtën të marrin pjesë në garat me biçikleta, ku do demonstrojnë shkathtësitë e tyre teknike në ngasjen e biçikletave.

Zhvillimi i aktiviteteve dhe plani i veprimit të përbashkët në rritjen e sigurisë në rrugë, janë kërkesë e planit global për dekadën e veprimit 2011-2020 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Duke qenë se këto aktivitete po organizohen për herë të tretë në Kosovë, konsiderojmë se bashkërisht kemi arritur të përmirësojmë sigurinë e lëvizjes në trafik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat