Down Syndrome Kosova promovon programin e ndërmarrjes sociale

Kosova

Down Syndrome Kosova promovon programin e ndërmarrjes sociale

Më: 29 maj 2015 Në ora: 07:28

Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) dhe partneri, Klubi Dëshira, do të promovojnë sot programin e ndërmarrjes sociale dhe produktin unik në Kosovë, produktin amë– mjaltë, të paketuar nga persona me dëmtime intelektuale.
Ndërmarrja Sociale, si program i DSK-së, mbështetet përmes projektit 18-muajsh nga Bashkimi Evropian, Oda Ekonomike Amerikane dhe Korporata Energjetike e Kosovës, të cilat ofruan përkrahjen e tyre në themelimin e programit në vitet paraprake.

Ndërmarrja sociale, përfshin një sërë aktivitetesh, si trajnimin, aftësimin dhe risocializimin e personave me dëmtime intelektuale.

Përmes këtyre aktiviteteve, projekti i tanishëm përkrahë rritjen e qëndrueshme të arsimit profesional dhe punësimit të 40 personave me dëmtime intelektuale, anëtarë të shoqatës Down Syndrome Kosova dhe Klubit Dëshira, thuhet në njoftimin e DSK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat