Çollaku për grupin e Drenicës: Drejtësinë e pranojmë, por respektin nuk e humbim

Kosova

Çollaku për grupin e Drenicës: Drejtësinë e pranojmë, por respektin nuk e humbim

Më: 28 maj 2015 Në ora: 22:53

Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku komentoi verdiktin për dënimin e disa nga ish luftëtarëve të UÇK-së nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për krime lufte në rajonin e Drenicës gjatë luftës 1998-1999.
Ky është komenti i Çollakut përmes llogarisë së tij në Facebook:
Nuk mund të rri dot pa shprehur dhimbjen time të thellë për verdiktin e djeshëm të gjykatës lidhur me rastin e ish luftetarëve të UÇK-së. Lirinë nuk na e fali askush. E fituam me shumë gjak dhe sakrifica. Kosova si shtet demokratik e pranon drejtësinë edhe atëherë kur ajo sjell dhimbje sepse i besojmë asaj. Mirëpo asnjë lloj drejtësie nuk do të arrinë kurrë ta zbeh respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për ata që u sakrifikuan dhe luftuan për lirinë tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat