Aqareva e indinjuar me dënimin e Sylejman Selimit

Kosova

Aqareva e indinjuar me dënimin e Sylejman Selimit

Më: 28 maj 2015 Në ora: 22:43

Fshati Aqarevë, vendlindja e Sylejman Selimit, përmes një kumtese thotë se është i indinjuar thellë me dënimin, siç e quan kumtesa, të pa merituar dhe absurd, që i është dhënë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë gjeneral Sylejman Selimit dhe disa ish - bashkëluftëtarëve të tij.

Komuniteti i këtij fshati, shton kumtesa, duke e njohur punën dhe sakrificën e z. Selimi, është plotësisht i bindur në pafajësinë e tij. Ne cilësojmë se ky akt fyen gjithë popullin e Drenicës, fyen luftën çlirimtare, heronjtë, viktimat, të gjallët dhe te vdekurit.
Vendimi që u dha dje nga gjyqtarët e EUELX-it, e që për bazë kishte deklarimet e disa dëshmitarëve kontradiktorë dhe të rremë, nuk mund të akceptohet ndryshe veçse i nxitur dhe i motivuar politikisht, thotë ndër të tjera kumtesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat