Bahtiri inspektoi punimet në projektet në realizim e sipër në qytet

Kosova

Bahtiri inspektoi punimet në projektet në realizim e sipër në qytet

Më: 28 maj 2015 Në ora: 22:07

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka inspektuar punimet në projektet në realizim e sipër në qytet. Ai së pari inspektoi punimet në rregullimin e shëtitores kryesore të qytetit, ku me menaxherët që i kryejnë punët bisedoi për afatet e realizmit të projektit dhe kualitetin e punëve të kryera dhe atyre që duhet të kryhen.

Me këtë rast kryetari Bahtiri kërkoi nga punëkryesi që të shtoi anagzhimin dhe kapacitet e punës, me qëllim që shëtitorja e qytetit të kryhet sa më parë, përkatësiht përpara se të arrij fluksi i bashkathdetarëve tanë nga diaspora për pushime në vendlindje.
Po ashtu, kryetari i komunës, Agim Bahtiri inspektoi edhe punët që po bëhen në përfundimin e meremtitimit të sallës së sporteve “Minatori”, ku punëkryesi i ka kaluar të gjitha afatet e parapara, për çka edhe është kërkuar përgjegjësi nga kompania që është duke i kryer.

Kryetari Bahtiri inspektoi edhe nënkalimin afër urës kryesore mbi lumin Ibër, i cili pritet të inaugurohet në të njëtën kohë, kur inaugurohet edhe objekti afarist, ngjitur për Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat