KGJK në rrjetin Ballkanik dhe Euro-mesdhetar

Kosova

KGJK në rrjetin Ballkanik dhe Euro-mesdhetar

Më: 28 maj 2015 Në ora: 22:00

Këshilli Gjyqësor i Kosovës u pranua anëtare e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të këshillave gjyqësorë.
Përfaqësuesit e këtyre këshillave të shteteve anëtare të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar, përgjatë punimeve të Konferencës së 10-të, të zhvilluar në Tiranë, diskutuan dhe me miratimin e shumicës së shteteve e pranuan Republikën e Kosovës, respektivisht Këshillin Gjyqësor të Kosovës në këtë organizëm me të drejta të plota.

Pas këtij pranimi, kreu i KGJK-së, Enver Peci nënshkroi Kartën e Rrjetit dhe në fjalën e rasti theksoi se “pranimi i Kosovës në këtë organizëm paraqet një akt të rëndësishëm për KGJK në rrafshin e marrëdhënieve të jashtme me këshillat tjerë dhe shpreson se pas kësaj do të thellohet bashkëpunimi me këshillat tjerë mbi bazën e çështjeve dhe problemeve që janë pak a shume të njëjta për të gjitha shtetet respektivisht këshillat gjyqësorë.”

Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë përbëhet nga Këshillat Gjyqësor të Italisë, Hungarisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë, Bullgarisë, Rumanisë, Moldavisë dhe Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat