Haziri ka ambicie për të qenë kryetar i LDK-së

Kosova

Haziri ka ambicie për të qenë kryetar i LDK-së

Më: 28 maj 2015 Në ora: 21:10

Kryetari i LDK-së, Lutfi Haziri nuk e ka fshehur ambicien e tij për kryetarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai saktësisht në emisionin “Jeta në Kosovë” nuk e konfirmoj kandidimin për të parin e LDK-së, zgjedhjet e të cilës do të mbahen të dielën.
“Duhet me thanë shumë qart e drejt se kem ambicie me kandidu. Sepse mujm me dhan një ndryshim”, tha Haziri.
Haziri më tej mohoj të ketë pas parregullsi në nëndegët e LDK-së, gjatë procesit zgjedhor.
Më tej, ai tregoj se ai më shumë është për një marrëveshje politike brenda LDK-së, të cilën ai e quan, marrëveshje të madhe.
“Sa i përket vetes time kamm qenë për një marrëveshje politike. Një marrëveshje politike e madhe që ka munguar në 2006ën, për një politikë post-Rugoviane. Unë mendoj se marrëveshja politike e ndihmon unifikimin e LDK-së. Unë besoj që nëse ka vullnet të mirë, do të arrihet marrëveshja, por nëse jo atëherë vota qështë e fshehtë. Secili që do të kandidoj, duhet të ketë së paku 176 delegatë pas vetës”, tha ai.
Kurse për këtë Vjosa Osmani tha se rregulli themelor është se çdo kush që është mbi moshën 18 vjeç ka të drejtë të zgjedhet dhe të jetë i zgjedhur. Ai tha se kandidaturat do të shpallën gjatë kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat