Flet Nexhat Demaku për dënimin që ju dha në rastin Drenica

Kosova

Flet Nexhat Demaku për dënimin që ju dha në rastin Drenica

Më: 28 maj 2015 Në ora: 21:00

Kryetari i Drenasit Nexhat Demaku, nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës që e dënoi me tre vjet heqje lirie.
Ai u dënua dje nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për vepra penale që ndërlidhen me luftën në vend.

Por Demaku thotë se akuzat për të cilat u dënuan janë të papranueshme ndonëse pretendon se nga fillimi e dinte epilogun e këtij procesi gjyqësor.

“Është standard ndërkombëtar që çdo ushtar duhet të luftojë edhe në luftë dhe unë besoj se e kam kryer detyrën time dhe absolutisht akuzat janë të papranueshme, janë të pavërteta dhe ajo që është me rëndësi është kohë ajo që s’mund ta ndalojmë ne me ecë përpara dhe koha do t’i tregoj të gjitha”, tha Demaku për RTK’në.

Kryetari aktual i Drenasit beson se nuk është rasti i parë kur për akuza të tilla dënohen me 65 vjet burg 11 ish-luftëtarë të UÇK’së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat